TROKU I LIRISË SË “KUAJVE” TË GJEKË MARINAJT NDJEHET EDHE NË VIETNAM - Nga Mai Văn Phấn

TROKU I LIRISË SË “KUAJVE” TË GJEKË MARINAJT NDJEHET EDHE NË VIETNAM

 

 

 

 

 

 

Të dashur Miq,

 

Poeti vietnamez Mai Văn Phấn, i përkthyer edhe në shqip, është një nga poetët më të përkthyer botëror. Janë shumë të pakët poetët që shkruajnë në lartësinë e tij. Me fjalë të tjera, Mai Văn Phấn mund të na bëjnë surpriza të madha nga dita në ditë, Artikullin e mëposhtëm e përktheva për që ta keni më të lehtë për ta kuptuar ngaqë disa prej jush mund të kenë njohuri të kufizuara të gjuhës vietnameze. Ky artikull është botuar sot në MVP-News , për të cilin e falënderoj nga zemra.

 (Gjekë Marinaj)

 

 

 

 

KUAJT...

 

 

Tërë jetën duke vrapuar rrimë

Shohim veç përpara

Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.

Ne nuk kemi emër

Të gjithëve kuaj na thonë.

Nuk qajmë,

Nuk qeshim;

Heshtim,

Dëgjojmë;

Hamë atë ç’na japin,

Ecim nga na thonë,

Asnjë nga ne s’është mendje hollë.

 

Kush qe kalë mbreti,

Posti qe i lartë

Kush qe kalë princeshe

I bënë shalë të artë

Kush qe kalë fshatari

Pat samarë me kashtë

Kush qe kalë i egër

Tërë jetën fjeti jashtë.

Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut.

 

(Gjekë Marinaj)

 

 

 

Nga Mai Văn Phấn

 

 

 

Në fillimet e dekadës së fundit të shekullit XX, para shpërbërjes së Bashkimi Sovjetik dhe disa sistemeve të tjera socialiste të Evropës Lindore, lindi poezia me titull "Kuajt" kompozuar nga poeti Gjekë Marinaj. Poezia shpërtheu si një “bombë” e fuqishme dhe ndihmoi ndjeshëm në shkatërrimin e fortesën së diktaturës së Shqipërisë së asaj kohe.

 

Aq më tepër, presioni dhe trauma e kësaj poezie u përhap deri në Azi, duke përfshirë edhe Vietnamin. Lexuesit vietnamezë që dinin anglishten e lexuar të parët këtë poezi. Gjekë Marinaj u dha atyre empatinë dhe kuptimin e thellë të gjendjes, dhe i frymëzoi njerëzit t’i mendonin me guxim opsionet kundër shtypjes dhe shfrytëzimit dhe të ëndërronin realisht për një jetë të lirë dhe të lumtur.

 

Poezia shpreh me finesë, njëherësh, jetën dhe abuzimin e njerëzve dhe kuajve - krijesa që vuajnë tërë jetën plot vështirësi, por që kurrë nuk shijojnë arritje, dhe më keq, mallkohen, rrahën, lidhen e nganjëherë edhe vriten.

 

Në Vietnam kemi një idiomë që u referohet njerëzve që gjenden në pozita inferiore me fjalët: "duke vuajtur si kalë dhe buall". Edhe fshatarët e punëtorët e thjeshtë në Vietnam, të cilët janë njerëz të mirë, por të shtypur dhe shfrytëzuar, u japin statusin "e buallit dhe kalit".

 

Jo vetëm që shtypen fizikisht, por edhe privohen nga liria e arsyes, emocioneve dhe shpirtit të tyre, por ne prapë "Nuk qajmë / Nuk qeshim / Heshtim / Dëgjojmë." Kjo poezi kushtrimon me gjithë forcën e zërit të saj faktin se diktatura e ka shndërruar shoqërinë njerëzore në një fermë gjigande, në të cilën njerëzit jetojnë si kuaj, duke iu nënshtruar shtypjes dhe padrejtësisë njerëzore gjatë gjithë jetës.

 

Dhe kjo padrejtësi, në një shoqëri të tillë totalitare, vendos qartë ndarjen e klasave midis sunduesve dhe të sunduarve. Sunduesit janë gjithmonë në kalë, në fron. Poezia Kuajt na e ngacmon ndërgjegjen deri aty sa të dallojmë se edhe midis kolegesh intelektual mund të përfundosh i ndarë në një nga dy klasa; në atë të kuajve të sundimtarëve ose në atë të kuajve të stallës të të sunduarve dhe të varfërve: "Kush qe kalë mbreti / posti qe i lartë / kush që kalë princeshe / i bënë shalë të artë”.

 

Poezia “Kuajt” është vërtet denoncim i diktaturës. Ajo ka fuqi të zgjojë vetëvlerësimin e secilit, t'u japë forcë të ngrihen kundër regjimit shtypës dhe fillojnë hapat e para drejt një jetë të lirë dhe të lumtur.

 

Poezia “Kuajt” u ka sjellë lexuesve vietnamezë një dritë të re, një dritë lirie e drejtësie dhe i ka frymëzuar ata të luftojnë me guxim deri në fund për një rend të ri, për një shoqëri të re.

 

Edhe pse kanë kaluar tridhjetë vjet nga botimi i saj në gazetën Drita, ajo është e freskët, na bind se nuk është kurrë vonë të kompozohemi, të shohim prapa, të kërkojmë dhe studiojmë vlerat historike dhe forcën mobilizuese të kësaj poezie.

 

Sepse ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e nxitjes për të kërkuar një gjetje të duhur, për të hartuar një rrugë të sigurte drejt një jete të lirë dhe demokratike. “Kuajt” e ka bërë këtë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën, përfshirë këtu edhe Vietnamin.

 

Ndaj në emër të atyre që e duan lirinë, drejtësinë dhe letërsinë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për poetin Gjekë Marinaj, sepse më këtë poezi ai mbolli bërthamat e lirisë, drejtësisë dhe lumturisë në mendjet dhe zemrat e njerëzve të vendit tim.

 

Mai Văn Phấn, Poet Vietnamez (Versioni origjinal i këtij shkrimi mund të gjendet i botuar në MVF-News

 

 

 

 



 

 

 

 








 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BÀI KHÁC
1 2 

image advertisement
image advertisement
image advertisement




























Thiết kế bởi VNPT | Quản trị