NGA SHTËPIA JONË (poezi) - Mai Văn Phấn

Mai Văn Phấn

Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj

Tiến sỹ Gjekë Marinaj dịch từ tiếng Anh sang tiếng Anbani

 

 

 

Dr. Gjekë Marinaj

 

 

 

NGA SHTËPIA JONË

(Từ nhà mình)

 

 

Ju i  mblidhni gjërat sipas stinëve

Një grumbull lule grejpfrutash për vjeshtë,

Kumbullash në pranverë.

 

Ne jemi pulsi i ajrit, thellësia e abusit, gjinjtë e tokës

Që zgjedhim qoshe të ngrohta të shpalosim mobiliet,

Truall të pastër për tavolinat dhe karriget.

 

I derdhim hallet në sofër të bukës   

Me lugë druri i marrim perimet në bahçe,

Peshku kafshon krimbin në një vazo prej balte.   

 

Dashurojmë gjurmët e këmbeve në kotecin e orizit,

Muret e gjëra, lumenjtë dhe ujëvarat, puçikët dhe bërrakat.

 

Mos rri gjatë në dhomë,

Dil e shëtit nëpër lëndina, andej anës së lumit,

Ku gjethet rriten jeshile dhe peshku gjarpëron

 

Kafsho ananase të freskëta apo portokaj të ëmbël

Dhe lërë lëngun të bie në dheun e kuq.

 

 

 

 

Nga Mai Văn Phấn:

 

Poeti vietnamez Mai Văn Phấn u lind në Ninh Bình, Delta e Lumit të Kuq në Vietnamin e Veriut, në vitin 1955. Aktualisht jeton në Hải Phòng, një qytet i bukur që e frymëzon të vazhdojë krijimtarinë poetike. Ka fituar një numër çmimesh letrare Vietnameze dhe ndërkombëtare, përfshirë Çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Vietnam në 2010, Çmimin Letrar Cikada të Suedisë në 2017, Çmimin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve në 2019 dhe një Çmim nga Shoqata e Përkthyeseve Letrarë të Malit të Zi në vitin 2020. Ka botuar 16 libra me poezi dhe një libër me ese në fushën e kritikës letrare. 23 librat të tij me poezi janë në shitje kudo nëpër botë si dhe në Amazon.com. Poezitë e poetit Mai Văn Phấn deri tani janë përkthyer në 33 gjuhë.

 

 

 

 

Tranh của HS. Lê Bá Đảng

 

 

 

 

 

 

 

 

BÀI KHÁC
1 2 

image advertisement
image advertisement
image advertisement




























Thiết kế bởi VNPT | Quản trị