LEKSION - Bài học (poezi) - Mai Văn Phấn. Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj
Mai Văn
Phấn
Përkthimi
dhe Hyrja nga Dr. Gjekë
Marinaj

Dr. Gjekë Marinaj
LEKSION
(Bài học)
Krahu dhe
bërryli gjithnjë të ngrirë
Duhet të
jenë mpirë nga kyçi tek gishtat
Dorë që manovron
në thes me madhështi
E kam
mësuar këtë leksion që në fëmijëri
(Teksa u
përbuza si oriz i fermentuar
Djaloshi
madhosh më shkelmoi tej trotuarit
Në frikësim
të përjetshëm!)
Madhërisht
duke vrarë një mushkonjë
Madhërisht
duke folur me terme të përgjithshme
Madhërisht
duke u përkulur pa kuptim
Madhërisht
duke vjedhur një pelerinë
Madhërisht
duke lëshuar duhmë në gojën e tjetrit
Madhërisht
duke ruajtur gabimisht dhëmbin e prishur
Madhërisht
duke urinuar në publik
Madhërisht
duke nuhatur shaminë e hundëve
Madhërisht
duke ndrequr koqet nga xhepi i pantallonave nëpër mbledhje
Madhërisht
duke fryrë hundët në xhamat e dritareve
Madhërisht
duke shtrydhur paratë nga një lypës
Madhërisht
duke përgjuar telefonat
Madhërisht
duke ngulur sytë në gjinjtë e së motrës në funerale
Madhërisht
duke firmosur emrin në punime shkencore
Madhërisht
duke shkruar poezi dashurie megjithëse impotent
Madhërisht
duke çuar viruse në postat elektronike të njerëzve
Madhërisht
duke ndryshuar pyetjet e provimeve me mashtrim
Madhërisht
duke shpenzuar para të falsifikuara
......
Krahu dhe bërryli
gjithnjë të ngrirë
Duhet të
jenë mpirë nga kyçi tek gishtat.
GJEKË MARINAJ
Gjekë
Marinaj është poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Amerikan i lindur në
Shqipëri i cili njihet edhe si themeluesi i një forme të re të kritikës së
artit dhe letërsisë e njohur si Teoria e Protonizmit. Banues në Shtetet e
Bashkuara, ka qenë presidenti i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve
Shqiptaro-Amerikanë, e themeluar nga Marinaj në vitin 2001dhe ka botuar disa
libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Në vitin 2008, Marinaj u nderua me
Çmimin Pjetër Arbnori për letërsi nga QNK, pjesë e Ministrisë së Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Në vitin 2021, ai ishte fituesi i
Çmimit Ndërkombëtar Letrar Changwon KC të Koresë së Jugut. Puna e tij shkrimore
dhe paqebërëse ka marrë vlerësime dhe nderime në Shqipëri, Evropë, SHBA dhe
Azi.
Jeta
e hershme dhe karriera: I lindur në vitin 1965 në Malësi e Madhe të Shqipërisë
veriore, Marinaj e filloi karrierën e tij si korrespondent vullnetar duke
botuar në një sërë organesh të shtypit shqiptar, fillimisht në gazetën lokale
"Jeta e Re" në Shkodër, e më pas në një sërë botimesh kombëtare
shqiptare si "Zëri i Rinisë", "Luftëtari",
"Vullnetari" dhe "Drita". ). Në gusht të vitit 1990,
Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste me titull "Kuajt". I
vetëdijshëm për arrestimin e tij të afërt nga regjimi komunist, më 12 shtator
1990, Marinaj u shpëtoi autoriteteve duke kaluar ilegalisht kufirin
shqiptaro-jugosllav. Pasi u arratis në Jugosllavi, mori azil politik në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Mbërriti në San Diego në korrik 1991, më pas shkoi në
Richardson, Teksas. Në vitin 2001, Marinaj themeloi Shoqatën e Shkrimtarëve
Shqiptaro-Amerikanë, për të cilën ai shërbeu si president deri në vitin 2009.
Në vitin 2019, Marinaj u nderua me titullin Ambasador i Kombit nga Republika e
Shqipërisë. Ai shërben si drejtor i shtëpisë botuese dhe mediave të tjera
Mundus Artium Press, pranë Universitetit të Teksasit në Dallas.
Edukimi
në Amerikë: Pas studimeve në Shqipëri, Marinaj fitoi një diplomë të asociuar në
shkencë nga Brookhaven College, në vitin 2001. I vazhdoi studimet në
Universitetin e Teksasit në Dallas, ku u diplomua në Artet dhe Shkencat humane,
me gradën Magna Cum Laude, në vitin 2006. Magjistraturën e vazhdoi dhe e
mbrojti në të njëjtin universitet dhe në të njëjtën degë në vitin 2008. Tre
vjet më vonë, u certifikua në Studimet e Holokaustit nga Qendra Ackerman për
Studimet e Holokaustit.
Doktor
i filozofisë: Pas katër vjet studimesh të avancuara në letërsinë botërore dhe
artin e përkthimit, Universiteti i Teksasit në Dallas i akordoi Marinajt
doktoraturë (PhD) të cilën e pranoi në vitin 2012. Disertacioni i tij, i cili
fokusohet në historinë dhe filozofinë e poezisë gojore në Ballkan dhe në
teorinë e përkthimit letrar, titullohet "Poezia gojore në kulturën
shqiptare dhe vendet e tjera ballkanike: Përkthimi i labirinteve të
Papërkthyeshmërisë."
Teoria
e Protonizmit: Sipas gazetës “The Dallas Morning News”, "Teoria e
Protonizmit" e Marinajt kërkon të "promovojë paqen dhe të menduarit
pozitiv" përmes kritikës letrare. Në vitin 2011, artikulimi i parë i kësaj
teorie u botua në librin e tij "Protonizmi: nga Teoria në Praktikë",
që menjëherë pas botimit mori Çmimin Albanian BookerMan për Letërsi nga Grupi
Nacional i Medias në Tiranë.
(Fragment nga Wikipedia)

Bukuri natyrore në Shqipëri