DUKE ECUR NË GJUMË - Mộng du (poezi) - Mai Văn Phấn. Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj
Mai Văn Phấn
Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj
Dr. Gjekë Marinaj
DUKE ECUR NË GJUMË
—Për shkrimtarin Bùi Ngọc Tấn
(Mộng du)
Dollia juaj
Në buzëqeshjen
që frikëson sipërfaqen e gurit
Kristal që
të dridhet nëpër duar.
Ju pini me
fund thirrjet e zogjve
Që lënë
gjurmë kalbjeje mbi verandën e ftohtë prej guri
Batanija
juaj mbulon insekte të shqetësuara jetësore
Me to
frymë-merrni njëri-tjetrin
Në shira të
pazakonshme
Një kupë
mbytet thellë sikur të ishte gdhendur nga një gji
Thiu i egër
rrjedh lëng tek përpiqet të ndërzejë një derr prej druri
Jeni me fat
që jetoni mes përplasjesh
Kur sytë e
të afërmve përtërijnë hallet që ke.
Në një
qilim prej fushash të bardha
Fjalët lënë
dheun shtatzënë
Përmes
devijimeve...
Mbërthyer
në murin e duhur
Ju keni
qëndruar zgjuar kushedi që kur
Dikush hedh
në hapat e ecjes tuaj në gjumë
Një tjetër
gotë
Një
tjetër...
GJEKË MARINAJ
Gjekë Marinaj është poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Amerikan i lindur në Shqipëri i cili njihet edhe si themeluesi i një forme të re të kritikës së artit dhe letërsisë e njohur si Teoria e Protonizmit. Banues në Shtetet e Bashkuara, ka qenë presidenti i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e themeluar nga Marinaj në vitin 2001dhe ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Në vitin 2008, Marinaj u nderua me Çmimin Pjetër Arbnori për letërsi nga QNK, pjesë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Në vitin 2021, ai ishte fituesi i Çmimit Ndërkombëtar Letrar Changwon KC të Koresë së Jugut. Puna e tij shkrimore dhe paqebërëse ka marrë vlerësime dhe nderime në Shqipëri, Evropë, SHBA dhe Azi.
Jeta e hershme dhe karriera: I lindur në vitin 1965 në Malësi e Madhe të Shqipërisë veriore, Marinaj e filloi karrierën e tij si korrespondent vullnetar duke botuar në një sërë organesh të shtypit shqiptar, fillimisht në gazetën lokale "Jeta e Re" në Shkodër, e më pas në një sërë botimesh kombëtare shqiptare si "Zëri i Rinisë", "Luftëtari", "Vullnetari" dhe "Drita". ). Në gusht të vitit 1990, Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste me titull "Kuajt". I vetëdijshëm për arrestimin e tij të afërt nga regjimi komunist, më 12 shtator 1990, Marinaj u shpëtoi autoriteteve duke kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-jugosllav. Pasi u arratis në Jugosllavi, mori azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbërriti në San Diego në korrik 1991, më pas shkoi në Richardson, Teksas. Në vitin 2001, Marinaj themeloi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për të cilën ai shërbeu si president deri në vitin 2009. Në vitin 2019, Marinaj u nderua me titullin Ambasador i Kombit nga Republika e Shqipërisë. Ai shërben si drejtor i shtëpisë botuese dhe mediave të tjera Mundus Artium Press, pranë Universitetit të Teksasit në Dallas.
Edukimi në Amerikë: Pas studimeve në Shqipëri, Marinaj fitoi një diplomë të asociuar në shkencë nga Brookhaven College, në vitin 2001. I vazhdoi studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas, ku u diplomua në Artet dhe Shkencat humane, me gradën Magna Cum Laude, në vitin 2006. Magjistraturën e vazhdoi dhe e mbrojti në të njëjtin universitet dhe në të njëjtën degë në vitin 2008. Tre vjet më vonë, u certifikua në Studimet e Holokaustit nga Qendra Ackerman për Studimet e Holokaustit.
Doktor i filozofisë: Pas katër vjet studimesh të avancuara në letërsinë botërore dhe artin e përkthimit, Universiteti i Teksasit në Dallas i akordoi Marinajt doktoraturë (PhD) të cilën e pranoi në vitin 2012. Disertacioni i tij, i cili fokusohet në historinë dhe filozofinë e poezisë gojore në Ballkan dhe në teorinë e përkthimit letrar, titullohet "Poezia gojore në kulturën shqiptare dhe vendet e tjera ballkanike: Përkthimi i labirinteve të Papërkthyeshmërisë."
Teoria e Protonizmit: Sipas gazetës “The Dallas Morning News”, "Teoria e Protonizmit" e Marinajt kërkon të "promovojë paqen dhe të menduarit pozitiv" përmes kritikës letrare. Në vitin 2011, artikulimi i parë i kësaj teorie u botua në librin e tij "Protonizmi: nga Teoria në Praktikë", që menjëherë pas botimit mori Çmimin Albanian BookerMan për Letërsi nga Grupi Nacional i Medias në Tiranë.
(Fragment nga Wikipedia)
Bukuri natyrore në Shqipëri