VËSHTRIM - Nhìn kỹ (poezi) - Mai Văn Phấn. Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj
Mai Văn
Phấn
Përkthimi
dhe Hyrja nga Dr. Gjekë
Marinaj
Dr. Gjekë Marinaj
VËSHTRIM
(Nhìn kỹ)
Në koshin e
plehrave eshtrat e një peshku
shkoqur nga
i gjithë mishi, qëndrimi akoma solemn
çapitur nga
një sakicë në kryqëzime të përgjakura
një soj
sakice që mund të përdoret vetëm një herë.
Kapela
leshatake akoma i mbante vakët flokët
një shampo
aromatike për një lëkurë të lëmuar
I zoti i
kapelës nuk kishte myk në rrënjë të flokëve.
Gërshërë,
vakum, penë
Ca fletë të
bardha letre
ngjante sikur çdo minutë kishte një mbledhje
ku hynin
emrat e presidentëve, sekretarëve dhe përfaqësueseve të lartë
"Sot, në 17:30, në...
Gjithsej: 32
Mungojnë: 04, me leje..."
Në koshin e
plehrave qe krahu i një balone prej letre
Stivuar në
kosh, pesë apo shtatë palë këpucë
Vazhdonte
të dilte pa mjeshtri erë nga fyelli.
Kapaku i
koshit të plehrave kishte një fjali të shtypur:
"jo ndotje këtu. Miq, merrini gjërat
avash-avash!"
GJEKË MARINAJ
Gjekë Marinaj është
poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Amerikan i lindur në Shqipëri i
cili njihet edhe si themeluesi i një forme të re të kritikës së artit dhe
letërsisë e njohur si Teoria e Protonizmit. Banues në Shtetet e Bashkuara, ka
qenë presidenti i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e
themeluar nga Marinaj në vitin 2001dhe ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe
kritikë letrare. Në vitin 2008, Marinaj u nderua me Çmimin Pjetër Arbnori për
letërsi nga QNK, pjesë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
të Shqipërisë. Në vitin
2021, ai ishte fituesi i Çmimit Ndërkombëtar Letrar Changwon KC të Koresë së
Jugut. Puna e tij shkrimore dhe paqebërëse ka marrë vlerësime dhe nderime në
Shqipëri, Evropë, SHBA dhe Azi.
Jeta
e hershme dhe karriera: I lindur në vitin 1965 në Malësi e Madhe të Shqipërisë
veriore, Marinaj e filloi karrierën e tij si korrespondent vullnetar duke
botuar në një sërë organesh të shtypit shqiptar, fillimisht në gazetën lokale
"Jeta e Re" në Shkodër, e më pas në një sërë botimesh kombëtare
shqiptare si "Zëri i Rinisë", "Luftëtari",
"Vullnetari" dhe "Drita". ). Në gusht të vitit 1990,
Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste me titull "Kuajt". I
vetëdijshëm për arrestimin e tij të afërt nga regjimi komunist, më 12 shtator
1990, Marinaj u shpëtoi autoriteteve duke kaluar ilegalisht kufirin
shqiptaro-jugosllav. Pasi u arratis në Jugosllavi, mori azil politik në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Mbërriti në San Diego në korrik 1991, më pas shkoi në
Richardson, Teksas. Në vitin 2001, Marinaj themeloi Shoqatën e Shkrimtarëve
Shqiptaro-Amerikanë, për të cilën ai shërbeu si president deri në vitin 2009.
Në vitin 2019, Marinaj u nderua me titullin Ambasador i Kombit nga Republika e
Shqipërisë. Ai shërben si drejtor i shtëpisë botuese dhe mediave të tjera
Mundus Artium Press, pranë Universitetit të Teksasit në Dallas.
Edukimi
në Amerikë: Pas studimeve në Shqipëri, Marinaj fitoi një diplomë të asociuar në
shkencë nga Brookhaven College, në vitin 2001. I vazhdoi studimet në Universitetin
e Teksasit në Dallas, ku u diplomua në Artet dhe Shkencat humane, me gradën
Magna Cum Laude, në vitin 2006. Magjistraturën e vazhdoi dhe e mbrojti në të
njëjtin universitet dhe në të njëjtën degë në vitin 2008. Tre vjet më vonë, u
certifikua në Studimet e Holokaustit nga Qendra Ackerman për Studimet e
Holokaustit.
Doktor
i filozofisë: Pas katër vjet studimesh të avancuara në letërsinë botërore dhe
artin e përkthimit, Universiteti i Teksasit në Dallas i akordoi Marinajt
doktoraturë (PhD) të cilën e pranoi në vitin 2012. Disertacioni i tij, i cili
fokusohet në historinë dhe filozofinë e poezisë gojore në Ballkan dhe në
teorinë e përkthimit letrar, titullohet "Poezia gojore në kulturën
shqiptare dhe vendet e tjera ballkanike: Përkthimi i labirinteve të
Papërkthyeshmërisë."
Teoria
e Protonizmit: Sipas gazetës “The Dallas Morning News”, "Teoria e
Protonizmit" e Marinajt kërkon të "promovojë paqen dhe të menduarit
pozitiv" përmes kritikës letrare. Në vitin 2011, artikulimi i parë i kësaj
teorie u botua në librin e tij "Protonizmi: nga Teoria në Praktikë",
që menjëherë pas botimit mori Çmimin Albanian BookerMan për Letërsi nga Grupi
Nacional i Medias në Tiranë.
(Fragment nga Wikipedia)
Bukuri
natyrore në Shqipëri