SINDROMË NGA NJË THASHETHEMEXHI - Hội chứng từ một tin đồn (poezi) - Mai Văn Phấn. Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj

Mai Văn Phấn

Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj

 

 

Gjekë Marinaj PhD (Albania -USA) – ATUNIS GALAXY POETRY

Dr. Gjekë Marinaj

 

 

 

SINDROMË NGA NJË THASHETHEMEXHI

(Hội chứng từ một tin đồn)

 

Pagova dyfishin për një lustrim këpucësh

           Pagova dyfishin për një palë sandale plastike

           Pagova dyfishin për një freskuese, një pako pastrues dhëmbësh

Ju lutem mos e hidhni krahun rreth tokës

           mos ngatërro, mos e tërhiq mbrapa barkun, mos e dredh trupin...

 

Nuk bëj pazar mbi tarifat e shkollimit të fëmijëve të mi

           Nuk bëj pazar mbi zarfin e parave në konferenca

           Nuk bëj pazar mbi qethjen flokëve dhe larjen e kokës

           Nuk bëj pazar mbi pagesën e ilaçeve në recetë

           Nuk bëj pazar mbi mbrojtjen nga shiu nën verandë

           Nuk bëj pazar mbi karrigen me qira në plazh

 

Vetëm shpalosi të hollat përball xhamit

           zgjat kusuret përtej sportelit

           përkulu të japësh një buqetë lulesh në pamje të larta

           shiko lart në tavan dhe jep fjalime me vetëbesim

           pi ujë si një robot

           kalo përmes turmës sikur je në tokën e askujt

           var në mur mjetet e peshkimit e bëj punë të tjera

           përdor një shkallë konopësh për të mos vrarë duart

           dhe ndiz motorin dhe zhduku që andej.

 

Ju lutem mos e zgjasni qafën

           mos buzëqesh dhe trego dhembët

           mos e fryj fytyrën dhe rrotullo sytë

           mos i kërlesh thonjtë e mprehtë kundra të tjerëve

           mos e përkul trupin për të pirë ujë në lumë

           mos loto mbi trupin e kafshës së pjekur në hell

           mos shtyp lule të freskëta dhe fruta të pjekura

           mos vulos këmbët mbi gjurmët e maceve

           mos u tret në gjumë dhe të gërhish me të madhe

           Mos mërmërit apo pëshpërit nëpër dhëmbë.

  

Kujtohu të nxjerrësh jashtë kokën apo krahët

Kujtohu të mos spekulosh e të jesh studiues në lexime

Kujtohu të mos godasësh apo pështysh muret

Kujtohu të mbulosh gojën kur teshtin

Kujtohu të shpërlahesh duart kur përdor banjën

Kujtohu të theksosh fjalët e plota pastër dhe me gjallëri

Kujtohu ta ngresh gotën dhe të pish ngadalë

Kujtohu të mbulohesh mirë me batanije kur fle

Kujtohu për të larë dhëmbët dhe të përdorësh krehrin

..."..ca kafshë të egra kanë lënë pas xhunglën..."

 

 

  

GJEKË MARINAJ

 

Gjekë Marinaj është poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Amerikan i lindur në Shqipëri i cili njihet edhe si themeluesi i një forme të re të kritikës së artit dhe letërsisë e njohur si Teoria e Protonizmit. Banues në Shtetet e Bashkuara, ka qenë presidenti i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e themeluar nga Marinaj në vitin 2001dhe ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Në vitin 2008, Marinaj u nderua me Çmimin Pjetër Arbnori për letërsi nga QNK, pjesë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Në vitin 2021, ai ishte fituesi i Çmimit Ndërkombëtar Letrar Changwon KC të Koresë së Jugut. Puna e tij shkrimore dhe paqebërëse ka marrë vlerësime dhe nderime në Shqipëri, Evropë, SHBA dhe Azi.

Jeta e hershme dhe karriera: I lindur në vitin 1965 në Malësi e Madhe të Shqipërisë veriore, Marinaj e filloi karrierën e tij si korrespondent vullnetar duke botuar në një sërë organesh të shtypit shqiptar, fillimisht në gazetën lokale "Jeta e Re" në Shkodër, e më pas në një sërë botimesh kombëtare shqiptare si "Zëri i Rinisë", "Luftëtari", "Vullnetari" dhe "Drita". ). Në gusht të vitit 1990, Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste me titull "Kuajt". I vetëdijshëm për arrestimin e tij të afërt nga regjimi komunist, më 12 shtator 1990, Marinaj u shpëtoi autoriteteve duke kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-jugosllav. Pasi u arratis në Jugosllavi, mori azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbërriti në San Diego në korrik 1991, më pas shkoi në Richardson, Teksas. Në vitin 2001, Marinaj themeloi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për të cilën ai shërbeu si president deri në vitin 2009. Në vitin 2019, Marinaj u nderua me titullin Ambasador i Kombit nga Republika e Shqipërisë. Ai shërben si drejtor i shtëpisë botuese dhe mediave të tjera Mundus Artium Press, pranë Universitetit të Teksasit në Dallas.

Edukimi në Amerikë: Pas studimeve në Shqipëri, Marinaj fitoi një diplomë të asociuar në shkencë nga Brookhaven College, në vitin 2001. I vazhdoi studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas, ku u diplomua në Artet dhe Shkencat humane, me gradën Magna Cum Laude, në vitin 2006. Magjistraturën e vazhdoi dhe e mbrojti në të njëjtin universitet dhe në të njëjtën degë në vitin 2008. Tre vjet më vonë, u certifikua në Studimet e Holokaustit nga Qendra Ackerman për Studimet e Holokaustit.

Doktor i filozofisë: Pas katër vjet studimesh të avancuara në letërsinë botërore dhe artin e përkthimit, Universiteti i Teksasit në Dallas i akordoi Marinajt doktoraturë (PhD) të cilën e pranoi në vitin 2012. Disertacioni i tij, i cili fokusohet në historinë dhe filozofinë e poezisë gojore në Ballkan dhe në teorinë e përkthimit letrar, titullohet "Poezia gojore në kulturën shqiptare dhe vendet e tjera ballkanike: Përkthimi i labirinteve të Papërkthyeshmërisë."

Teoria e Protonizmit: Sipas gazetës “The Dallas Morning News”, "Teoria e Protonizmit" e Marinajt kërkon të "promovojë paqen dhe të menduarit pozitiv" përmes kritikës letrare. Në vitin 2011, artikulimi i parë i kësaj teorie u botua në librin e tij "Protonizmi: nga Teoria në Praktikë", që menjëherë pas botimit mori Çmimin Albanian BookerMan për Letërsi nga Grupi Nacional i Medias në Tiranë.

(Fragment nga Wikipedia)

 

 

 

 

10 fshatrat, me peizazhe mahnitëse në Shqipëri - Albinfo

Bukuri natyrore në Shqipëri

BÀI KHÁC
1 2 

image advertisement
image advertisement
image advertisement




























Thiết kế bởi VNPT | Quản trị