DHE TI, QËNDRO ATJE - Còn cậu hãy đứng đằng kia (poezi) - Mai Văn Phấn. Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj
Mai Văn
Phấn
Përkthimi
dhe Hyrja nga Dr. Gjekë
Marinaj
Dr. Gjekë Marinaj
DHE TI, QËNDRO ATJE
(Còn cậu hãy đứng đằng kia)
Sonte
shumë gjëra
të çuditshme.
Por gjumi
ishte qullosur në alkoolin helmues
Mendja e
çorientuar
Ekrani i
televizionit i humbi valët
Qerpikët u
zhytën në vezët e prishura
goja u hap
si dy kërmij të ngordhur
dy
ekstrakte të ënjturash.
Dikush më pëshpëriti
në vesh:
Qëndro
zgjuar të shohësh mbulesën e myshkut të ëndjes
Sipërfaqen
e ujërave tek kapërdijnë yjet e fundit.
Sonte
Gjarpërinjtë,
dyzetkëmbëshat, akrepat do përmbysin qytetin
Por mos kij
frikë!
Të gjitha ndërtesat tani janë ndërtuar në formë kubike
Në errësirë askush nuk del nëpër rrugë
Pas mesnate në shtëpinë përkarshi
një intelektual zgjohet të buzëqesh pa art
I hutuar se ajo që tha gjatë ditës qe një shaka
Çfarë çikërrime!
Dikush po përpëlitej në pemë
në pritje të rënies se gjetheve dhe të shndërrimit në
para
Fshihi shpejt para agimit
të tëra mund të konfiskohen apo hahen nga milingonat
Dakord
Më lejo të shtrihem këtu në pritje
dhe të zgjohem në orën pesë të mëngjesit.
GJEKË MARINAJ
Gjekë
Marinaj është poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Amerikan i lindur në
Shqipëri i cili njihet edhe si themeluesi i një forme të re të kritikës së
artit dhe letërsisë e njohur si Teoria e Protonizmit. Banues në Shtetet e
Bashkuara, ka qenë presidenti i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve
Shqiptaro-Amerikanë, e themeluar nga Marinaj në vitin 2001dhe ka botuar disa
libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Në vitin 2008, Marinaj u nderua me
Çmimin Pjetër Arbnori për letërsi nga QNK, pjesë e Ministrisë së Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Në vitin 2021, ai ishte fituesi i
Çmimit Ndërkombëtar Letrar Changwon KC të Koresë së Jugut. Puna e tij shkrimore
dhe paqebërëse ka marrë vlerësime dhe nderime në Shqipëri, Evropë, SHBA dhe
Azi.
Jeta
e hershme dhe karriera: I lindur në vitin 1965 në Malësi e Madhe të Shqipërisë
veriore, Marinaj e filloi karrierën e tij si korrespondent vullnetar duke
botuar në një sërë organesh të shtypit shqiptar, fillimisht në gazetën lokale
"Jeta e Re" në Shkodër, e më pas në një sërë botimesh kombëtare
shqiptare si "Zëri i Rinisë", "Luftëtari",
"Vullnetari" dhe "Drita". ). Në gusht të vitit 1990,
Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste me titull "Kuajt". I
vetëdijshëm për arrestimin e tij të afërt nga regjimi komunist, më 12 shtator
1990, Marinaj u shpëtoi autoriteteve duke kaluar ilegalisht kufirin
shqiptaro-jugosllav. Pasi u arratis në Jugosllavi, mori azil politik në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Mbërriti në San Diego në korrik 1991, më pas shkoi në
Richardson, Teksas. Në vitin 2001, Marinaj themeloi Shoqatën e Shkrimtarëve
Shqiptaro-Amerikanë, për të cilën ai shërbeu si president deri në vitin 2009.
Në vitin 2019, Marinaj u nderua me titullin Ambasador i Kombit nga Republika e
Shqipërisë. Ai shërben si drejtor i shtëpisë botuese dhe mediave të tjera
Mundus Artium Press, pranë Universitetit të Teksasit në Dallas.
Edukimi
në Amerikë: Pas studimeve në Shqipëri, Marinaj fitoi një diplomë të asociuar në
shkencë nga Brookhaven College, në vitin 2001. I vazhdoi studimet në
Universitetin e Teksasit në Dallas, ku u diplomua në Artet dhe Shkencat humane,
me gradën Magna Cum Laude, në vitin 2006. Magjistraturën e vazhdoi dhe e
mbrojti në të njëjtin universitet dhe në të njëjtën degë në vitin 2008. Tre
vjet më vonë, u certifikua në Studimet e Holokaustit nga Qendra Ackerman për
Studimet e Holokaustit.
Doktor
i filozofisë: Pas katër vjet studimesh të avancuara në letërsinë botërore dhe
artin e përkthimit, Universiteti i Teksasit në Dallas i akordoi Marinajt
doktoraturë (PhD) të cilën e pranoi në vitin 2012. Disertacioni i tij, i cili
fokusohet në historinë dhe filozofinë e poezisë gojore në Ballkan dhe në
teorinë e përkthimit letrar, titullohet "Poezia gojore në kulturën
shqiptare dhe vendet e tjera ballkanike: Përkthimi i labirinteve të
Papërkthyeshmërisë."
Teoria
e Protonizmit: Sipas gazetës “The Dallas Morning News”, "Teoria e
Protonizmit" e Marinajt kërkon të "promovojë paqen dhe të menduarit
pozitiv" përmes kritikës letrare. Në vitin 2011, artikulimi i parë i kësaj
teorie u botua në librin e tij "Protonizmi: nga Teoria në Praktikë",
që menjëherë pas botimit mori Çmimin Albanian BookerMan për Letërsi nga Grupi
Nacional i Medias në Tiranë.
(Fragment nga Wikipedia)
Bukuri
natyrore në Shqipëri